Do të përdoren për faljen e Bajramit

Kishat në Berlin kanë hapur dyert për besimtarët myslimanë që të luten për festën e tyre me të rëndësishme, Fiter Bajramin, pasi xhamitë kanë një kapacitet shumë të ulët si pasojë e masave të distancimit social për parandalimin e përhapjes së koronavirusit.

Xhamia Dar Assalam në kryeqytetin gjerman zakonisht mirëpret qindra myslimanë në shërbimet e së premtes,  por aktualisht, në kohë pandemie mund të strehojë vetëm 50 persona. Një kishë fare pranë xhamisë ka ofruar ndihmën e saj edhe gjatë muajit e Ramazanit, duke  hapur dyert për besimtarët myslimanë dhe lutjet e tyre në gjermanisht dhe arabisht.

Imami i xhamisë e konsideron një akt human të jashtëzakonshëm që sjell gëzim në mes të kësaj krize botërore. Ai thotë se kriza i ka bashkuar njerëzit dhe ka rritur solidaritetin edhe mes komuniteteve të ndryshme.

Objektet e kultit në Gjermani u rihapën më 4 maj pas disa javësh mbyllje, por  besimtarët duhet të mbajnë një distancë prej 1.5 metra nga njeri tjetri.

Tv Klan