Ish-kryeministri Silvio Berlusconi ka hequr dorë nga fushata për zgjedhjet presidenciale të Italisë, të caktuara për javën e ardhshme. Berlusconi, 85 vjeç, tha në një deklaratë të shtunën se ai kishte vendosur të “merrte një hap tjetër në rrugën e përgjegjësisë kombëtare”.

Manjati i medias këmbënguli se ai kishte grumbulluar mjaft vota për t’u bërë kreu i shtetit, por u kërkoi mbështetësve të tij që të mos votonin për të. Zoti Berlusconi, i cili i ka mbijetuar skandaleve seksuale dhe një dënimi për evazion fiskal, tha se nuk donte të shkaktonte “polemika apo përçarje” që vendi nuk do të mund t’i përballonte në një kohë pandemie.

Ligjvënësit në Parlament, si dhe elektorët e posaçëm rajonal, pritet të fillojnë të hedhin votat e fshehta të hënën për të zgjedhur presidentin e ardhshëm të Italisë.

Berlusconi tha se ai planifikon të vazhdojë të udhëheqë partinë e qendrës së djathtë “Forza Italia”, të cilën ai e themeloi tre dekada më parë, dhe do të punoj për të arritur një konsensus në parlamentin italian për presidentin e ri të vendit.

Klan News