Më shumë se një vit më parë, saktësisht 560 ditë, stadiumi i Real Madrid Santiago Bernabéu po përgatitet të rihapë dyert këtë të diel, kur të presë Celta në një ndeshjen e javës së 4 të La Liga.

Që nga 1 Marsi 2020, kur të madrilenët mundën Barcelonën 2-0, me golat e Vinicius dhe Mariano, koloseumi i bardhë u mbyll për shkak të pandemisë, duke pësuar një rimodelim të thellë që do të përfundojë në fund të vitit 2022.

Një ditë më parë u shtrua edhe tapeti i barit që parashikohet të ndërrohet në qershor 2022, për të mundësuar që fusha të lëvizë duke u tërhequr në mënyre që të krijohet mundësia që Bernabeu të përdoret për të pritur shfaqje të tjera të të gjitha llojeve.

Në ndeshjen e fundjavës klubi i Real Madrid ka leje të ketë një kapacitet prej 60% spektatorësh, dhe ndërsa puna vazhdon, të favorizuar për tu rikthyer në këtë impiant janë tifozët e abonuar, ndërsa pjesa e mbetur e vendeve të lira do ti ofrohet publikut të gjerë me bileta.

Tv Klan