Mesfushori i kombëtares së Kosovës, Bernard Berisha shënon golin e parë me Terekun e Groznit duke ndihmuar skuadrën e tij në fitoren ndaj Arsenal Tula, si dhe ngjitjen e një vendi më lart në renditjen e kampionatit rus. Fitorja erdhi pas disa barazimeve dhe humbjesh radhazi.

Berisha e nisi sfidën nga stoli, Bekim Balaj ishte titullar ndërsa Odise Roshi nuk luajti në këtë ndeshje. Mesfushori realizoi në minutën e 91 të takimit në një aksion që nisi nga mesi i fushës. Berisha u transferua tek Tereku i Groznit këtë janar dhe kjo ishte ndeshja e 3 në kampionat.

Tv Klan