Konsiderohet si rivali më i fortë i Donald Trump

Berni Sanders është fituesi i primareve presidenciale për demokratët në Nevada. Senatori i Vermontit mori fitoren e dytë dhe përforcon pozicionin e tij si rivali më i mundshëm i Donald Trump, në presidencialet e Nëntorit të këtij viti.

Të gjithë kandidatët e tjerë në radhët e socialdemokratëve amerikanë po pretendojnë të jenë alternativë e tij, çka dëshmon se Bernie Sanders është në rrugën e duhur.

Pete Buttigieg, i cili fitoi garën e parë në Iowa, e sulmoi mjaft ashpër pas daljes së rezultateve në Nevada, për të treguar pikërisht se ai është alternativë më e mirë se Sanders.

Tha se revolucioni ideologjik i Sanders lë jashtë shumë demokratë, për të mos përmendur shumicën e amerikanëve dhe e quajti atë tenor të luftës, të ndarjes dhe të polarizimit.

Ish-zëvendëspresidenti Joe Biden doli i katërti, një renditje që e mban ende në garë.

Dy të tretat e votuesve demokratë në Nevada u shprehën në një sondazh se preferonin më shumë një kandidat të aftë për të mundur Presidentin Trump sesa dikë që përmbushte kërkesat e tyre për çështje të ndryshme. 

Pak a shumë kështu u përgjigjën edhe votuesit në Iowa dhe New Hempshire. Dhe Berni Sanders duket kandidati që jep më shumë shpresë për këtë.

Por ky është një lajm i shkëlqyer edhe për Donald Trump, i cili vazhdon të konsolidojë pozicionin në radhët e republikanëve. Presidenti beson se Sanders është kundërshtari më i lehtë për të dhe për këtë arsye mbetet i preferuari i tij.

Tv Klan