I pari italian në këtë fazë të Grand Slam

Australian Open është në fazën kulmore me emra të njohur që po eliminohen. Por ka edhe surpriza si Matteo Berretini, i cili hyri në historinë e tenisit italian teksa kaloi Pablo Carreno Busta dhe shkoi në çerekfinalet e Australian Open. Berrettini është lojtari i parë për meshkuj nga vendi i tij që arrin fazën çerek-finale në 4 Grand Slam. Tenisti italian do të kthehet në fushë pas dy ditësh për të sfiduar Gael Monfils.

“Nuk e dija që isha italiani i parë që arrija deri këtu. Jam shumë i lumtur pasi një vit më parë as nuk e imagjinoja këtë sukses”, ishin fjalët e Berrettini pas kualifikimit. Atleti pretendon madje të fitojë dhe kërkon me ngulm trofeun në Australian.

Sezonin e shkuar shkoi deri në çerekfinale në Roland Garros, në të njëjtën fazë në US Open dhe në finalen e Wimbledon. Në të gjitha rastet u mund nga Novak Djokoviç.

Tv Klan