Përbërësit:

100 gr uthull balsamime

50 gr domate

50 gr sheqer

2 bërxolla viçi

2 qepë të ëmbla

2 patate

1 karotë

1 kungull jeshil

Rozmarinë

Trumzë

Kripë

Piper

Përgatitja:

Marinojmë bërxollën e viçit me kripë, piper, vaj ulliri, hudhër, rozmarinë, trumzë dhe i lëmë të qëndrojnë për pak. Vendosim një tenxhere me ujë mbi sobë, shtojmë pak uthull, pak kripë dhe patatet që të ziejnë.  Në një tigan me pak vaj ulliri skuqim qepet e prera në copa të mëdha. Pasi të skuqen pak shtojmë në to sheqer dhe uthull dhe i lëmë të karamelizohen. Në një tigan skuqim bërxollën e viçit dhe në një tjetër skuqim karotën dhe kungullin e prerë në fije të holla. Patatet e ziera i kalojmë në një tigan me pak vaj ulliri, hudhër dhe rozmarinë për një skuqje të lehtë. Vendosim në pjatë fillimisht patatet, mbi to perimet e skuqura, bërxollën e skuqur dhe në fund qepën e karamelizuar./tvklan.al