Banka Europiane për Rindërtim dhe zhvillim parashikon që rritja ekonomike për vitin 2016 në Shqipëri të jetë 3.3%  duke qëndruar poshtë pritshmërive të qeverisë shqiptare dhe fondit monetar ndërkombëtar të cilët presin një rritje ekonomike në vend prej 3.4%. Në një raport të fundit të muajit maji për perspektivën ekonomike rajonale, Berzh thotë se në Shqipëri rritja ekonomike pritet të vijë nga rigjallërimi i investimeve , në veçanti nga sektori i energjisë duke përfshirë edhe fillimin e punimeve të gazsjellësit TAP.

Sipas BERZH sfidat fiskale mbeten të rëndësishme për qeverinë. Ajo vlerëson se programi trevjeçar i marrëveshjes tre vjeçare qeveri FMN për marrjen e kredisë prej afro 300 mln euro është në rrugën e duhur. BERZH vlerëson nismën e qeverisë kundër informalitetit të nisur  gjatë vitit 2015 i cili sipas saj ka dhënë ndikim në rritjen e regjistrimit të bizneseve.

Për vitin 2016 edhe banka botërore pret një rritje ekonomike më të ulët se qeveria, prej 3.2%.

Tv Klan