Vajza e Bes Kallakut, Ajka feston sot 3-vjetorin e saj të lindjes dhe nuk kishte si të mungonte edhe urimi i veçantë i aktorit.

Ai ka publikuar një foto në Instagram të Ajkës të porsalindur me një palë syze të mëdha në fytyrë dhe në mbishkrimin e fotos shkruan se pas lindjes së saj, Besi ka zbuluar kuptimin e vërtetë të jetës.

“3 vite nga dita e lindjes tënde, 3 vite nga dita sikur kam ardhur njëherësh me ty në jetë pasi jeta dhe fryma morën kuptim atë ditë, pikërisht. 3 vite në hirin e plotë të dashurisë!”, ka shkruar Besi. /tvklan.al