Deputetja Elisa Spiropali ishte për një çaj sot në “BE Caffee”, rubrikën e “E Diela Shqiptare” në Tv Klan, së bashku me Erionin, Besin dhe Olsin.

Ajo është një ndër deputetet simpatike të Parlamentit të Shqipërisë, dhe në këtë pikë, Bes Kallaku nuk ngurroi që ta “ngacmonte”, duke i përmendur deputeten Grida Duma.

Bes Kallaku: Me Grida Dumën, jeni opozitare vetëm në ide apo edhe në pamje?

Elisa Spiropali:

Kjo ishte shumë e thellë për ta kuptuar. Besoj edhe Grida është nga ato që konkurrencën apo sfidën e ka me veten, nuk e ka me të tjerët.

/

tvklan.al