Kategoria e Parë nën dominimin e Besës. Skuadra kavajase regjistroi fitoren e 5-të në 6 javët e deritanishme, për të blinduar kreun e renditjes. Fitorja me përmbysje, 2-1 ndaj Apolonisë e ngjiti në kuotën e 16 pikëve. Sërish vendimtar Mentor Mazrekaj.

Mesfushori ekzekutoi saktë penalltinë për t’i hapur udhë fitores së Besës përballë skuadrës fierake. Mazrekaj shënoi golin e 7-të personal në këtë sezon, duke udhëhequr edhe renditjen e golashënuesve të Kategorisë së Parë.

Triumf i arritur vetëm në minutat shtesë, me Jurgen Goxhën që shënoi për t’i dhënë 3 pikët ekipit të drejtuar nga Mirel Josa. Ecuri e jashtëzakonshme pasi në 6 takime ka koleksionuar 5 fitore dhe një barazim, me një bilanc 10 gola të shënuar dhe 1 të pësuar. Formë që e mban Besën në krye të renditjes me 16 pikë për të hedhur kandidaturën e ngjitjes në Superligën shqiptare sezonin e ardhshëm. Pas tyre gjendet Flamurtari dhe Vora me 15 pikë.

Klan News