Pas takimit me Kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev, nga Lëvizja Besa shprehen optimistë se kërkesat e tyre në këto negociata do të përmbushen. Por analisti politik Ilir Luma vlerëson se kërkesat e partive shqiptare tashmë janë të vonuara, duke i quajtur si tentativë për rritjen e rejtingjeve partiake. Ai shprehet i bindur se ndryshimet kushtetuese do të kenë mbështetjen e dy të tretave.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në përpjekje për të siguruar shumicën e nevojshme, para festave realizoi takim me kreun e Lëvizjes Besa, Bilall Kasamin, duke paralajmëruar edhe një takim me kreun e ASH-së, Ziadin Sela. Të mërkurën më 9 Janar, në Kuvendin e Maqedonisë fillon faza e fundit e ndryshimeve kushtetuese.

Tv Klan