Besëlidhja fitoi Kupën e Shqipërisë në basketboll për meshkuj. Skuadra lezhjane triumfoi ndaj Vllaznisë me rezultatin 85 – 73 në finalen e zhvilluar të dielën në pallatin e sportit “Dhimitraq Goga” në Xhafzotaj.

Basketbollistët e Besëlidhjes e nisën vrullshëm sfidën duke e mbyllur çerekun e parë në avantazh 27 – 15. Skuadra e Vllaznisë shtoi presionin, duke ngushtuar diferencën, madje duke mbajtur kryesimin në disa momente.

Dominimi i Besëlidhjes u pa në çerekun e fundit që solli edhe fitoren e takimit. Kjo është hera e dytë që skuadra e Afrim Bilalit triumfon në Kupën e Shqipërisë pas asaj në 2023. Besëlidhja po dominon edhe në kampionat këtë sezon ku ka vetëm fitore.

Tv Klan