Te Partizani, heshtje shtypi para takimit të kthimit

Në këtë seancë lojtarët kanë marrë porositë e fundit edhe nga presidenti Gjokë Noka. Financuesi i vetëm i Besëlidhjes, kërkoi që ata të bëjnë lojën e tyre, me kujdesin, që të mos pësojnë gol. Ndërsa Trajneri Elvis Plori kërkon ul euforinë e natyrshme pas fitores së ndeshjes së parë.

Ded Bushi shënoi golin e parë ndaj Partizanit, në fitoren 3-0. Gjithsesi ai nuk shfaqet entuziast. Por një tjetër mesfushor, Dimitri Çokiç, serbi 23-vjeçar duket i bindur se kualifikimi është shumë pranë.

“Jemi krenarë. Morëm një rezultat shumë të mirë në ndeshjen e parë por nuk ka përfunduar. Do shkojmë të sulmojmë dhe jo të mbrohemi. Do të luajmë të gjithë fort, na duhet fitorja”, tha ai.

Në kampin e kuq edhe pse atmosfera është e mirë janë ngujuar në heshtje shtypi. Pasiguria për një kualifikim të mundshëm ndihet. Kampionët do të bëjnë të pamundurën për të përmbysur rezultatin e ndeshjes së parë.

Për ta do të ishte e turpshme një eliminim në këtë fazë të kupës nga një skuadër modeste, por me pretendime të mëdha. Ndeshja e kthimit do të luhet në “Elbasan Arena”, mesditën e se mërkurës.

Tv Klan