Besëlidhja arriti një sukses të rëndësishëm në Kupën e Shqipërisë, duke ia dalë të mundë Partizanin në takimin e parë me rezultatin 3 – 0.

Një triumf që e afron skuadrën lezhjane me çerekfinalet, por gjithsesi do të duhet edhe sfida e kthimit në kryeqytet për të vendosur ekipin e kualifikuar.

Tirana fitoi 3 – 1 me përmbysje në fushën e Kastriotit, ndërsa Flamurtari barazoi 2 – 2  me Vllazninë në Shkodër.

Fitore arritën dhe Kukësi e Skënderbeu dhe Teuta.

Tv Klan