Përfaqësuesja e përhershme e Shqipërisë në OKB, Besiana Kadare është zgjedhur në postin e zv/presidentit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Ajo është vajza e shkrimtarit shqiptar të njohur në gjithë globin, Ismail Kadare. Ky post i takonte Shqipërisë në këtë sesion.

Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Kadare shprehet se ky post me një vëmendje të madhe në arenën ndërkombëtare, ishte privilegj dhe përgjegjësi e jashtëzakonshme për të, në shërbim të vendit të saj.

Kadare ka një karrierë të gjatë në institucione të ndryshme ndërkombëtare si UNESCO, USAID, etj.

Tv Klan