Rebic e Messias drejt Turqisë, në dyshim prezenca përballë Tiranës

Beshiktash nuk heq dorë për të rritur akoma dhe më shumë cilësitë në skuadër. Gjiganti turk mendon për dyshen e Milanit, Ante Rebiç-Messias në prag të duelit të kthimit kundër Tiranës në kualifikueset e Conference League. Sipas mediave italiane, dyshja ka rënë dakord për t’u transferuar në Stamboll për të forcuar kështu Beshiktash në prag të sezonit të ri.

Për kartonin e kroatit, Beshiktash do paguajë 500 mijë Euro për huazim të thjeshtë, por falë bonuseve do të rritej në 2 milionë Euro. 29-vjeçari nuk ka bindur me fanellën kuqezi edhe pse shifrat nuk e përligjin një gjë të tillë. Me Milanin ai ka shënuar 29 gola në 123 sfida.

Si Rebiç ashtu edhe Messias do të blindonin Beshiktash, ndërsa në dilemë mbetet prezenca e tyre në duelin e stadiumit “Air Albania”. Bardhezinjtë do tentojnë për të menaxhuar fitoren në takimin e parë me shifrat 3-1, me duelin që do të luhet javën e ardhshme. 

Klan News