Krishtlindja është festuar në vendin tonë nga mijëra besimtarë të krishterë. Në kishën katolike “Zemra e Krishtit” në kryeqytet mesha e lindjes së Jezu Krishtit është drejtuar nga arqipeshvi i Shqipërisë, Rrok Mirdita.

Në orë 00:00 në mbremje e kanë ndjekur në kishë qindar besimtarë katolikë. Por atmosfera e Krishtlindjes është ndjekur edhe sot nga besimtarët për gjatë gjithë ditës në të dyja kishat e kryeqytetit vizitorët kanë qenë të shumtë.

Kështu në kishën ortodokse autoqefalët e Shqipërisë janë ndezur për nder të lindjes të Jezu Krishtit dhe paqes kudo në botë, mijëra qirinj./tvklan.al