Besimtarët katolikë e ndoqën Udhën e Kryqit në sheshin “Nënë Tereza”.
Ky ritual përkujton ecjen me kryqin mbi shpinë të Jezu Krishtit dhe me qirinj në duar besimtarët kryen 14 ndalesat që përkujtojnë rrugën e mundimshme të tij deri në kryqëzim.
Por kjo natë që është në vigjilje të Pashkëve, është edhe një natë lutjeje për besimtarët.
Ndërsa besimtarët ortodoksë, ndoqën shërbesat e Epitafit në Katdralen “Ngjallja e Krshtit” që nisi me himne rreth vuajtjes dhe vdekjes së Krishtit, por edhe me mesazhin e triumfit të jetës.
Në këtë ritual nuk munguan besimtarët ortodoksë me lutjet e tyre.
Më pas besimtarët ndoqën procesionin dhe lëvizjen e Epitafit nga Katedralja në Sheshin Skënderbej për tu rikthyer sërish në Kishë.
E premtja para Pashkës, që njihet si e Premtja e Zezë, u kremtua nga besimtarët në Durrës, Korçë dhe Vlorë.
E Premtja E Zezë është dita e kryqëzimit Jezu Krishti ku të gjithë besimtarët në botë e përkujtojnë si një ngjarje të rëndësishme, sepse i hapi rrugën ringjalljes dhe jetës së përjetshme.
Tv Klan