Lajme Arkiva – TV Klan 2000

Të gjithë besimtarët mysliman në Elbasan kanë zgjedhur Pallatin e Sportit “Tomorr Sinani”, për të kryer ritin e faljes. Kryemyftiu i Elbasanit, Halit Muharremi, ka përmendur muajin e Ramazanit, si të vetmin muaj, ku njerëzit pastrohen nga mëkatet dhe luten përpara Zotit, për një jetë më të pastër. Toleranca, dashuria, paqja dhe urtësia, duhet të shoqërojnë njerëzit nga lindja deri në vdekje.

Kryemyftiu Muharremi, ka marrë shembull tolerancën e shkëlqyer fetare që ekziston në Elbasan. Kryemyftiu, iu ka bërë thirrje politikanëve të forcave të ndryshme politike, të manifestojnë këtë virtyt të shenjtë në veprimtaritë e përditshme. Më pas myftiu i Elbasanit ka organizuar një pritje zyrtare, ku morën pjesë përfaqësues të kulteve të ndryshme fetare në qytet, si dhe të pushtetit lokal./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti