Të krishterët ortodoksë i festuan Pashkët ne Federaten Ruse, ne Jeruzalem, Rumani, Bullgari, Ukrainë, Greqi, Serbi e kudo ku ndodhen  nën masa të ashpra izolimi për shkak të pandemisë së koronavirusit.

 Autoritetet vendosën që shërbimet fetare të bëheshin pa praninë e njerëzve prandaj ceremonitë u ndoqën në shumicën e vendeve nga shtëpitë nëpërmjet ekranit.

Edhe pse të zbrazëta pa besimtarë, Kishat Ortodokse i kremtuan Pashkët me të njëjtat mesazhe shprese dhe besimi per triumf kunder koronavirusit. Vetem në Gjeorgji, besimtarët mundën të shkojnë në kishë.

Patriku Kiril i Rusisë inkurajoi besimtarët qe të mos ndjehen vetëm në këtë ditë të veçantë. Sipas klerikeve ortodokset lidhen me Zotin nëpërmjet besimit pasi në duart e tij janë jeta edhe vdekja prandaj i kërkojnë atij qe të japë shëndet shpirtëror dhe fizik për të mbrojtur besimtaret nga ky hall që u ka rënë në shtëpitë e tyre.

Ne Beograd Patriarku Irinej tha se Pashka e këtij viti u festua në kushte të vështira, në telashe që rrallë i kanë patur në të kaluarën. Kryepeshkopi Jeronim e udhëhoqi ceremoninë e Zjarrit në Shenjtë i rrethuar vetëm nga peshkopët. Thirrja e tij për ringjalljen e Krishtit këtë herë jehoi në katedralen boshe të Greqisë, ndërsa besimtarët i ndezën qirinjtë në shtëpitë e tyre. Në Greqi qeveria ndaloi të shtunën daljen e qytetarëve nga shtëpia për vizita te të afërmit, pasi muaji prill konsiderohet muaj kritik në luftën kundër virusit.

Sipas traditës së krishterë, Jezusi Krishti vdiq në kohën e Pashkës.  Lindja, vuajtja dhe ringjallja e tij u paralajmëruan nga profetët e Testamentit të Vjetër, të cilët, siç predikon krishterimi, do të vijnë përsëri për të njoftuar ardhjen e tij të dytë midis njerëzve.

Klan Plus