Papa Francesku vijon kurimin e tij në Itali dhe pas dy javësh. Rikuperimi i tij shëndetësor sipas Vatikanit është pozitiv por i ngadaltë. Vatikani njofton se edhe gjendja shpirtërore e Papës është e mirë. Për shkak se mbetet i shtruar në spital, audienca jubilare e së shtunës, 1 Mars, anulohet.
Në Katedralen e Shën Palit, besimtarët katolikë dhe imzot Arjan Dodaj, mbajtën një meshë dhe u lutën që Ati i Shenjtë ta kalojë sa më parë këtë problem shëndetësor.
Besimtarët kërkojnë kthimin sa më të shpejtë të Papa Franceskut në angazhimet e udhëheqjes së mbarë Kishës, në këtë Viti Jubilar.
Klan News