“Best Deal Albania”, është Reality Show në lëvizje, pa filtra, që gjurmon nga jugu në veri ofertën më të mirë. Çdo javë në një tjetër resort, 5 yje që ndërrohen më shpesh se veshjet në ekranin e Klan Plus. 24 orë mikrofona dhe kamera ndezur, për të kuptuar gjithçka që të shërben ty si pushues.

Protagoniste në episodin e parë realizuar në Folie Marine: Rudina Dembacaj, Ana Rustemi, Kejsli Alia, Albana Bejko dhe Adel Lami.