Emisioni “Stop” kujtoi gjatë mbrëmjes së sotme disa nga rastet më interesante të transmetuara gjatë gjithë sezonit.

Shumë persona e marrin bukën me vete në punë, madje e mbështjellin me gazetë, që edhe të informohen njëkohësisht. Drejtori i Ujësjellësit në Sarandë deklaroi se i ka lënë qytetarët pa ujë për 3 ditë, për të bërë eksperiment, por asnjëri nuk i ka rënë telefonit për t’iu ankuar.

Në Shkodër kripa hidhet me dorë për rrugët me borë. Moderatorët e emisionit “Stop” “i sugjeruan” shkodranëve të hedhin shëllirë djathi ose lëng turshie.

Një rast tjetër i transmetuar në këtë emision ka qenë ai një të moshuare, të cilës doktori i kishte dhënë në recetë dy ilaçe gjumi.

Një qytetar ka dërguar pranë redaksisë së emisionit “Stop” një fotografi të një gurabije që kishte bonus edhe një copë alumini./

tvklan.al