“Oppenheimer” kryeson nominimet e Academy Awards për këtë vit, me plot 13 të tilla.

Filmi me regji të Christopher Nolan është mirëpritur nga kritika dhe ka korrur sukses në arkat e kinemave. Cillian Murphy, Emily Blunt dhe Robert Downey Jr u nominuan për aktorin më të mirë protagonist dhe aktorin/en më të mirë në rol dytësor.

Nolan është nominuar edhe për regjinë më të mirë, ndërsa regjisorja e “Barbie”, Greta Gerwig, nuk u rendit në kategorinë kryesore.

“Poor Things”, “Killers of the Flower Moon”, “Barbie” dhe “Maestro” arritën të ishin në kategoritë e tjera. Për herë të parë në historinë e çmimeve Oscar, tre nga nominimet e Best Picture shkuan për regjisoret e filmave “Past Lives”, “Barbie” dhe “Anatomy of a Fall”.

Pavarësisht suksesit të “Barbie”, nominimet shmangën veç regjisores edhe aktoren protagoniste në kategoritë kryesore. Margot Robbie nuk u nominua për çmimin e aktores më të mirë.

Një prej surprizave më të mëdha ishte America Ferrera që u nominua për performancën e saj në filmin “Barbie”. Monologu i saj për gruan duket se arriti të depërtonte te votuesit. Në total, “Barbie” mori 8 nominime.

“May December” u nominua për skenarin origjinal, ndërsa “All of Us Strangers” dhe “Saltburn” nuk morën asnjë nominim edhe pse dolën mirë në nominimet e çmimeve Bafta.

Leonardo DiCaprio gjithashtu nuk u nominua si aktori më i mirë për rolin e tij në “Killers of the Flower Moon” dhe as ylli i “Poor Things”, Willem DaFoe si aktori më i mirë në rol dytësor./tvklan.al