“Beteja” e Shkodrës, reagon Basha

“Beteja” e Shkodrës, reagon Basha

12:45 19/08/2019

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, ka reaguar të hënën pas konstituimit të këshillit bashkiak në Shkodër dhe protestën e mbështetësve të PD.

Basha tha se “beteja e sotme në Shkodër është beteja e çdo shqiptari që nuk pranon dhunën, hajdutërinë dhe kriminelët e Edi Ramës, nuk pranon papunësinë, padrejtësinë dhe arrogancën e Hajdutit Psiqik.”

Kryedemokrati tha se qëllimi i opozitës është që banditëve tu vihen prangat dhe të pastrohen institucionet dhe rrugët e Shqipërisë.

“Qëllimi ynë është t’i nxjerrim këta banditë dhe hajdutë nga institucionet, nga parlamenti, nga bashkitë e pushtuara dhunshëm, t’i nxjerrim nga lokalet dhe hotelet luksoze, t’i nxjerrim nga studiot e mediave të kapura, t’i nxjerrim nga ekonomia, e t’i çojmë para ligjit. Tu vëmë prangat dhe t’i pastrojmë institucionet dhe rrugët e Shqipërisë, të pastrojmë ekonominë shqiptare nga këta banditë dhe hajdutë dhe t’ua kthejmë Shqipërinë njerëzve”, tha Basha./tvklan.al

LAJMET
Të ngjashme
UKT