Më 26 Shtator feston 70-vjetorin e lindjes dhe nuk ka aspak ndërmend te dorëzohet. Olivia Newton-John, e njohur nga të gjithë për rolin e Sandit në filmin “Grease”, ka konfirmuar në një intervistë televizive betejën e gjatë me kancerin, me të cilin lufton prej 1992, por që kohet e fundit është  diagnostikuar për herë të tretë.

Do të fitoj edhe kësaj radhe, thotë për “Sunday Night”, duke nënvizuar mbështetjen e madhe të bashkëshortit. Ajo shprehet se tumori i fundit i ka prekur kolonën vertebrale. Para 26 vitesh u prek nga kanceri i gjirit, betejë të cilën e fitoi, duke u bërë kështu edhe inspirim për të gjitha gratë e prekura nga e njëjta sëmundje. Por në 2013 zbulon një tjetër tumor, i cili i kishte prekur njërin nga supet.

Megjithatë këngëtarja dhe aktorja Australiane thotë se vijon kurën me shumë besim tek shërimi i plotë.

Tv Klan