“Beteja” për votat e Shqiptarëve – TV KLAN

“Beteja” për votat e Shqiptarëve

Të dyja blloqet e kandidatëve të cilët shkojnë në balotazh, të Stevo Pendarovskit dhe Gordana Siljanovska-Davkovës, kanë nisur një betejë të vërtetë politike për të siguruar mbështetjen e kampit të profesorit Blerim Reka, e cila realisht ka për të qenë përcaktuese për shefin e ri të shtetit. Kjo për shkak se diferenca nga raundi i parë  ishte tejet e ngushtë.

Nga Aleanca për Shqiptarët, parti kjo që mbështeti Blerim Rekën në rrethin e parë zgjedhor, thonë se ende nuk kanë vendosur se cili do të jetë hapi i tyre i ardhshëm rreth balotazhit të 5 Majit.

Partia Demokratike Shqiptare ka dhënë dhe do të vazhdojë të japë maksimumin e vet në mbështetje të kandidaturës së Stevo Pendarovskit, – thotë Azem Sadiku, numri dy i kësaj partie.

Ndërkaq, Kryeministri Zoran Zaev në takimin e parë pas rrethit të parë të zgjedhjeve, pranoi se e kanë kuptuar mesazhin e votuesve, duke premtuar se do të bëjnë “pastrim” të kuadrove joadekuate.

“Ka pakënaqësi nga funksionarët, nga pushteti qendror, nga pushteti shtetëror dhe ai lokal dhe këtë mesazh unë e mora i pari. Jo vetëm që e mora, por edhe ua kthej, sigurisht që do të ketë “pastrim”, sigurisht që do të pastrojmë”, tha Zaev.

Kandidatja e opozitës Gordana Siljanovska është prononcuar përmes rrjeteve sociale duke thënë se Maqedonia është e gatshme për një grua si President, gjë që në opinionin e këtushëm shihet si mesazh se ajo është e bindur në fitore në rrethin e dytë zgjedhor.

Tv Klan

Kategori
Lajmet KryesoreRajoniTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*