Këto gra janë shembulli ideal i dashurisë ekstreme për veten! Ato e kanë veshur fustanin e bardhë, por jo të shoqëruara nga një partner pasi kanë lidhur jetën me veten e tyre.

34-vjeçarja Brittany Rist është një prej tyre. Ajo dukej rrëzëllitëse me fustanin e bardhë dhe të gjitha betimet e martesës ia lexoi vetes para një pasqyre në oborrin  e saj. Brittany i bleu vetes një unazë, preu tortën dhe piu e vetme shishen e shampanjës.

Betohem se kurrë nuk do ta braktis veten”, tha ajo para pasqyrës.  Rist nuk kishte ndonjë zyrtar apo të ftuar në dasmën e saj. Këtë hap ajo e ndërmori pasi ishte ndarë nga babai i djalit të saj me të cilin kishin 9 vite bashkëjetesë.

Kjo lloj praktike e të martuarit me veten quhet sologamia.

Nuk ka të dhëna se sa njerëz e festojnë sologaminë me ceremoni, por janë raste të konsiderueshme që janë publikuar në media.

Kritikët e kanë dënuar këtë praktikë shpesh si narcisiste. Sologamia nuk njihet nga asnjë prej ligjeve të vendit, por ekspertët thonë se ajo është një praktikë e shërimit të brendshëm kështuqë nuk ka asgjë të keqe.

Danni Adams, 30 vjeç kishte planifikuar të martohej me veten disa vite më parë. Ajo donte një festë të madhe, të mbushur me njerëz, por pandemia ia shtyu planet. Dhjetorin e kaluar, ajo ftoi 40 persona në dasmën që e zhvilloi në natyrë në Sanford të Florida.

Dasma kushtoi rreth 4000 dollarë dhe përfshinte 9 shoqëruese të nuses. Ashtu si Rist, ajo lexoi zotimet e saj para një pasqyre të plotë. Pas ceremonisë, ajo e çoi veten në muaj mjalti në Meksikë.

Dhe e treta, por jo më pak e rëndësishmja është 77-vjeçarja Dorothy Fideli, e cila u martua me  veten pas divorcit të saj. Ajo u martua me veten e saj para tre fëmijëve dhe disa bashkëmoshatarëve të saj.

Fideli kishte veshur një fustan të bardhë, një vello të shkurtër dhe atlete të bardha dhe shoqëruar nga kënga e Celine Dion “Because You Loved Me”, e moshuara lidhi kurorë me veten.

Sikur kam fituar llotarinë, u ndjeva si mbretëreshë”, thotë ajo.  Fideli nuk kishte veshur kurrë fustan nusërie. Dasma e saj në vitin 1965 me burrin e saj u zhvillua në një gjykatë dhe përfundoi në divorc nëntë vjet më vonë.

Mesazhi i Fidelit për gratë më të reja është: Nuk është kurrë vonë për të dashur veten!/tvklan.al