Kuvendi ka nisur seancën e dytë këtë të premte ku pritet që të miratohen deputetët e rinj të Kuvendit. I pranishëm në këtë seancë është edhe ish-Kryeministri Sali Berisha, i cili u përjashtua një natë më parë nga grupi parlamentar i PD-së pas vendimit të Lulzim Bashës.

Berisha hyri në sallë i shoqëruar krah Edi Palokës, Tritan Shehut, Flamur Nokës. Në seancën e pasdites në parlament pritet që të betohen deputetët e rinj të Kuvendit dhe të zgjidhet kryetari i ri i Kuvendit./tvklan.al