Mund të bëhet pranë institucioneve të emërtesës

Nismat ligjore për të ndryshuar procedurën e betimit për anëtarët e gjykatës kushtetuese por dhe prokurorit të përgjithshëm, magjistratëve të rinj dhe gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë, kreu i komisionit të ligjeve thotë së është një mekanizëm zhbllokues që shkon përtej përplasjes aktuale me kreun e shtetit .

Por Ulsi Manja lë të kuptohet se propozimet që pritet të futen në muajin Janar në kalendarin e punimeve të komisioneve, mund të pësojnë të tjera ndryshime.

Tv Klan mësoi se formula e betimit mund të mos bëhet në formë shkresore siç propozohet nga 3 deputete socialist, por ne rastin e gjyqtarëve kushtetues, nëse kreu i shtetit brenda 10 ditëve nuk e zhvillon ceremoninë e betimit, atëherë pas këtij afati ky betim të mund te zhvillohet në Gjykatën Kushtetuese.

Dhe po ashtu dhe për institucionet e tjera që kanë këtë detyrim në rast se nuk e respektojnë,  kjo ceremoni te zhvillohet në institucionet e emërtesës.

Maxhoranca vazhdon të këmbëngul se Arta Vorpsi është anëtare e Gjykatës Kushtetuese edhe pse vete kjo gjykate nuk e ka njohur zyrtarisht atë. Por gjithsesi për të marrë  një opinion te specializuar ata do t’i drejtohen komisionin të Venecias, kërkesë që do të zyrtarizohet javën e ardhshme.

Tv Klan