Betohen kryetarët e komunave në veri të Kosovës

Betohen kryetarët e komunave në veri të Kosovës

17:20 25/05/2023

Ceremonia nuk u zhvillua në zyrat e komunave

Janë betuar edhe tre kryetarët e komunave në veri të Kosovës të banuara me shumicë serbe.

Për shkaqe sigurie asnjë nga betimet nuk u zhvillua në objektet e komunave.

Në Zveçan, pas betimit kryetari i ri Ilir Peci bëri të ditur se aktivitetet e tij si kryetar i komunës do t’i zhvillojë në zyrën për komunitete e cila gjendet në fshatin Bistricë.

Ndryshe nga komunat e Zveçanit e Zubin Potokut në Leposaviq një asamblist është zgjedhur serb si dhe nënkryetarja serbe.

Gjatë kohës kur po mbaheshin ceremonitë e betimit të tre kryetarëve të komunave me shumicë serbe, Mitrovicën e Veriut e ka vizituar Komisioneri i BE-së për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, i cili ndodhej për një vizitë zyrtare në Kosovë.

Tv Klan





Të ngjashme