
Betohen sot 3 kryetarët në veri të Kosovës
10:02 25/05/2023
Autoritetet kanë marrë masat, ceremonitë në institucione publike
Betohen sot 3 kryetarë të komunave të veriut të Kosovës të zgjedhur në 23 Prill. Ceremonitë pritet të zhvillohen në institucione publike në fshatra shqiptarë në komunat e Zveçanit, Zubin Potokut dhe Leposaviq.
Më herët, u betua kryetari i komunës së Mitrovicës së Veriut, Erden Artiq. Ceremonia e betimit të tij u bë në godinën e komunës nën masa të shumta sigurie ndërsa nuk u shënuan incidente.
Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 23 Prillit, për herë të parë u zgjodhën shqiptarë për të drejtuar 4 komunat e veriut, kjo pasi lista serbe i bojkotoi zgjedhjet.
Klan News