Tre deputetë të rinj janë ulur në karriget e lëna bosh pas djegies së mandateve nga përfaqësuesit e opozitës në parlament.

Halil Jakimi, Arlind Çaçani dhe Korab Lita, të dalë nga listat për kandidatë të Partisë Demokratike, u betuan në nisje të seancës plenare.

Me futjen e tre emrave të rinj në parlament shkon në 23 numri i deputetëve të opozitës që kanë thyer vendimin e grupeve parlamentare të PD-së e LSI-së, që kanë pranuar të marrin mandatin.

Paralelisht me seancën plenare jashtë ambienteve të Kuvendit të rinjtë e Forumit Rinor të Partisë Demokratike zhvilluan një protestë simbolike, kundër qeverisë dhe Kryeministrit Rama.

Tv Klan