Socialistët, shumicë edhe në Këshillin Bashkiak

Për herë të parë pas 30 vitesh, socialistët do të drejtojnë Shkodrën, i njohur si qyteti bastion i demokratëve. Në ceremoninë e betimit si kryetari i bashkisë, Benet Beci tha se institucioni i tij do ta ketë derën e hapur për të gjithë qytetarët pa ndasi partiake.

“Kjo është bashkia e shkodranëve, e cilitdo që ka vendosur të jetojë këtu, dera e hapur për të gjithë. Kjo bashki do të jetë bashkia ku ndahen punët dhe jo privilegje. Ju, administrata e bashkisë e institucionet në varësi të saj, e sigurisht unë, prej sot jemi në shërbim të tyre, me dinjitet, me rregulla, me përkushtim”.

Pas marrjes së detyrës, nuk mungoi as shtrëngimi i duarve mes Becit nga paraardhësi Bardh Spahia.

Socialistët zotërojnë për herë të parë edhe shumicën në këshillin bashkiak. Oltion Luli i Partisë Socialiste do të jetë kryetar i këshillit bashkiak, ndërsa Valjeta Golemi nga Koalicioni “Bashkë Fitojmë” dhe Vjoleta Përndreca e PSD-së nënkryetare.

Tv Klan