Betohet Zelenski, pritet si yll kinemaje – TV KLAN

Betohet Zelenski, pritet si yll kinemaje

Urdhëron heqjen e portretit të tij nga zyrat e shtetit

Një pritje e denjë për festivalin e Kanës apo çmimet Oskars, ku yjet e ekranit përshëndesin fansat dhe pozojnë në tapetin e kuq. E tillë ishte ceremonia e betimit për presidentin Volodimir Zelenski, i cili la kinemanë për të drejtuar Ukrainën.

I gjashti president ukrainas që pas shkëputjes nga Bashkimi Sovjetik, theu traditën duke ardhur në këmbë në parlament, duke paralajmëruar se betimi i tij, do të ishte i pangjashëm.

Lëvizja e parë e Zelenskit ishte shkrirja e parlamentit dhe thirrja e zgjedhjeve të parakohshme që do të mbahen në Tetor. Një tjetër vendim i përfolur ishte urdhri për heqjen e portretit të tij nga zyrat e shtetit.

“Jemi të gjithë të barabartë përpara ligjit. Dua që në zyrat tuaja të mos keni fotografinë time. Sepse presidenti nuk është një ikonë, nuk është një idhull. Në vend të portretit tim mbani fotografitë e fëmijëve tuaj, në mënyrë që t’i shihni në sy kur merrni vendime”.

Zelenski tha se qëllimi kryesor i presidencës së tij do të ishte arritja e paqes në jug-lindje të vendit dhe normalizimi i marrëdhënieve me Rusinë.

Tv Klan

Kategori
BotaTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione