Më e shtrenjta në botë me një vlerë prej 28 milionë Dollarë

Çifti, Jay-Z dhe Beyonce blenë një “Rolls Royce” të ri, të krijuar posaçërisht dhe të pajisur sipas dëshirave të tyre.

Modeli “Boat tail” është një kabriolet me dy dyer dhe katër vende. Automjeti unik i kushtoi çiftit të famshëm  rreth 28 milionë Dollarë. Ky çmim është më i lartë se çmimi prej rreth 12.5 milion Dollarë, me të cilin Bugatti “la Voiture” u shit si makina e re më e shtrenjtë në botë.

Brendësia e makinës është në lëkurë blu, një hije e veçantë e “Blue Ivy”, siç quhet vajza Beyonce dhe Jay-Z. Gjithashtu ka një bagazh prej druri ndërsa në pjesën e pasagjerëve përfshin një frigorifer që mban dy shampanjë, gota, pllaka porcelani dhe tavolina rrotulluese me korniza druri të përshtatshme.

Makina e krijuar në këtë mënyrë është menduar për adhuruesit e udhëtimeve në natyrë.

Klan News