Është shfaqur e mrekullueshme në një set fotosh të realizuar gjatë pushimeve në Hawai, mbretëresha e muzikës R&B, Beyonce.

Mediat kanë publikuar disa foto, ku ajo duket në plazh e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Jay Z, e veshur tërësisht me dizenjo floreale.

Këngëtarja mban veshur një palë rrobabanjo në trup dhe në kokë  një kurorë të realizuar me lule.

Të lumtur në krahët e njëri-tjetrit dhe duke shijuar diellin dhe shëtitjet buzë detit, duket se lajmet për ndarjen e çiftit të famshëm në Hollywood, tashmë janë lënë pas./tvklan.al