Këngëtarja tërheq vëmendjen e mediave teksa shfaqet mahnitëse

Beyonce nuk ishte nusja, por tërhoqi vëmendjen e të gjithëve në dasmën luksoze të Alexandre Arnault. Ajo u shfaq bashkë me Jay-Z në festën e mbajtur në Venecia të Italisë.

Këngëtarja dukej mahnitëse e veshur me një fustan blu mëndafshi, dhe sipër krahëve mbante një pallto të gjatë të zezë. Ajo zgjodhi një çantë të vogël me shkëlqim në formë sfere dhe këpucë afërsisht një ngjyrë me fustanin e saj, me një të çarë seksi nga njëra këmbë.

E ndërsa Jay-Z ishte veshur me një kostum blu të errët,  mbante dorën e gruas së tij kur dolën nga Kisha, fill pas ceremonisë së dasmës. Arnault është një drejtor ekzekutiv në Tiffany & Co. dhe është i biri i Bernard Arnault.

Beyonce dhe Jay-Z pozuan së bashku për fushatën e Tiffany & Co. “About Love”, ku Beyonce mbante diamantin e verdhë të çmuar të markës Tiffany për reklamën.

Tv Klan