Për vite me radhë dyshja Kim Kardashian dhe Beyonce janë përfolur për mëri dhe hatërmbetje mes tyre. Por këto dyshime u hodhën poshtë kur Beyonce uroi yllin e “ Keeping Up With The Kardashians” për ditëlindjen e saj të 41, me një postim në faqen e web-it. Këngëtarja e ka kthyer në një zakon tashmë urimin e miqve dhe njerëzve që ajo admiron duke postuar një foto të fëmijërisë së tyre shoqëruar me një urim të thjeshtë. Përkrah fotos së Kim, ndodhen edhe ato të Doja Cat e Snoop Dogg.

Ky veprim i divës ka treguar se nuk ka ndonjë zënkë mes tyre, duke i heshtur thashethemet. Ndonëse Kanye West dhe Jay Z ishin miq prej kohësh, dy vajzat janë parë rrallë së bashku.

Në 2014, Beyonce e Jay Z ishin të ftuar në dasmën e Kim dhe Kanye, por për arsye që nuk i bënë të ditura, ata nuk shkuan. Kanye u shpreh mjaft i lënduar për këtë, duke thënë se “E kuptoj që ata po kalonin disa gjëra, por nëse bëhet fjalë për familjen, nuk mund ta humbasësh një dasmë”.

Dy reperët nisën të rregullonin sërish marrëdhënien kur Jay Z pranoi të ishte pjesë e albumit “Donda”./tvklan.al