Beyoncé i këndon James Bond?

Beyoncé i këndon James Bond?

16:59 10/01/2020

Flitet se do interpretojë kolonën zanore të filmit

Do të jetë Beyoncé ajo që do të këndojë kolonën zanore të James Bond të ardhshëm?

Spekulimet e nisura në rrjetet sociale thonë se  Queen B është kandidatja numër një. Dhe kjo veçanërisht pas publikimit të një fotoje nga vetë këngëtarja, ku shfaqet duke shijuar një martini, pija e preferuar e James Bond.

Provat nuk janë shumë, por fansat kanë besim nisur edhe nga një ngjarje e ngjashme ku këngëtarja publikoi një limon pak kohë para publikimit të albumit “Lemonate”.

Mbretëresha e popit është e rezervuar, teksa shton ethet duke publikuar foto super seksi, ku format e saj lënë të gjithë më gojë hapur.

Tv Klan




Grupi
LAJMET
Të ngjashme


Grupi