Beyonce ishte fituesja e madhe e mbrëmjes së MTV VMA në New York. Ajo rrëmbeu katër statuja të në ngjarjen më të rëndësishme të muzikës në botë.

“Formation” u vlerësua si video më e mirë në botë, ndërsa “Hold up” e kënduar sërish nga Beyonce si video më e mirë e artistes femër.

“Para së gjithash dua të falënderojë vajzën time të bukur dhe bashkëshortin tim të jashtëzakonshëm për gjithë mbështetjen e tyre”, tha këngëtarja në një nga përshëndetjet e saj.

Beyonce u nominua në disa kategori dhe çoi në shtëpi edhe katër statuja të marra në atë që njihet si kategoritë profesionale, duke e çuar në total tetë numrin e çmimeve të marra.

Fitues të tjerë të kësaj mbrëmjeje ishin Calvin Harris, Fifth Harmony and Drake. Rreperi amerikan ishte ai që i dorëzoi trofeun Rihanës, që u nderua më çmimin që mban emrin e mbretit të popit Micheal Jackson.

“Është dikush më të cilën kam rënë në dashuri që kur isha 22 vjeç. Ajo është një nga mikeshat e mia më të mira në botë”, tha më një buzëqeshja pak nervoze Drake.

Për t’i dhënë gjitha shkëlqimin ceremonisë së zhvilluar në e Madison Square Garden në New York, në skenë u ngjitën edhe Ariana Grande, Nicki Minaj dhe u rikthye Britney Spears. /TV KLAN