Imazhi i albumit të ri që publikohet me 29 Korrik

Kjo foto artistike do të jetë imazhi i albumi i ri Renaissance. Me këtë mënyrë Beyonce ka zgjedhur për të tërhequr vëmendjen e publikut për albumin e ri që pritet të publikojë më 29 Korrik.

Në foto ajo shfaqet me bikini metalike, pa i lënë shumë vend imagjinatës, e hipur mbi një kalë holografik. Risitë artistike nuk i kanë munguar kurrë 40-vjeçares, e cila duket si gjithmonë në formë.

Deri më tani Break My Soul është hiti i vetëm i publikuar nga albumi i ri, i pari pas 6 vitesh mungesë.

Tv Klan