Ky njoftim i rëndësishëm vjen pas koncertit në Dubai

Ylli i muzikës Beyonce ka njofuar turneun e saj të parë në gati shtatë vite. Turneu Botëror do të nisë në Stokholm më 10 maj dhe më pas do të ketë koncerte në të gjithë kontinentin evropian deri në fund të qershorit.

Më pas turneu do të rifillojë sërish  në Toronto gjatë muajit korrik dhe do të përfundojë në New Orleans në shtator.

Fansat e “divës së muzikës” do të duhet të presin ende për biletat , pasi ato siç bëhet e ditur nga gazeta britanike Daily Mail, nuk kanë dalë ende për shitje.

Beyonce e publikoi albumin “Renaissance” në korrik të vitit të kaluar i cili është është i shtati me radhë në karrierën e këngëtares.Ajo i ka fituar nëntë nominime për çmimet “Grammy” me këtë album.

Turneu botëror vjen pasi Beyonce u kthye në skenë me një performancë madhështore në Dubai muajin e kaluar, duke shënuar koncertin e saj të parë në katër vjet.

 Ikona muzikore ka performuar disa nga hitet e saj në hapjen e hotelit të ri luksoz Atlantis The Royal në Dubai, i cili arriti të tërheqë një sërë yjesh ndërkombëtarë.

Klan News