Reagojnë ashpër fansat, i dalin në mbrojtje këngëtares

Fansat e Beyonce, të cilët njihen si Beyhive, iu kundërpërgjigjën komenteve të Trick Daddy se “ajo nuk mund të këndojë”, por ndërkohë 28 çmimet Grammy që ajo mban, tregojnë një histori tjetër.

Beyonce nuk shkruan këngë dhe mezi këndon. Ajo s’mund të këndojë. Beyonce është për R&B njësoj si Jay-Z për Nju Jorkun. Ai s’ka fituar kurrë “Reperi më i mirë”. Kush e ngriti atë në këtë nivel? Nju Jorku humbi Biggie-n dhe i duhej një hero i ri. Donte të ishte Meka e hip-hopit dhe ia dhanë rolin Jay-Z”, tha reperi në intervistën për “Clubhouse”.

As Beyonce, as Jay-Z nuk kanë folur lidhur me këtë, por fansat e këngëtares nuk hezituan aspak të komentonin në mbrojtje të saj.

Trick Daddy s’ka bërë një hit që nga viti 2004 dhe guxon të flasë për Beyonce e Jay-Z. Duhet të ulesh pak, i panjohur”.

Beyonce shkroi ‘Survivor’ dhe ajo këngë është më e madhe se sa i gjithë katalogu i Trick Daddy dhe ajo nuk shkruan? Ndaloni së përdoruri emrin e saj për pëlqime dhe shpërndarje”.

Ndërkohë, nuk kanë munguar as fotot apo videot tallëse në drejtim të tij. Gjithsesi, morali i gjithë kësaj historie është që askush nuk duhet të ngatërrohet me talentin e Beyonce ose do t’i duhet të përballet me Beyhive./tvklan.al