Kompania Disney ka  njoftuar se mbretëresha e muzikës Beyonce do të jetë pjesë e serisë së radhës “Mbreti Luan” – “The Lion King”. 

Këngëtarja do të dublojë  personazhin e Nalas, luanesha  që  është shoqe me  protagonistin  Simba.

Filmi vizatimor  do  të publikohet më 19  korrik të vitit 2019. Të tjerë yje në çast përfshijnë Chiwetel Ejiofor, John Oliver, Seth Rogen dhe Alfre Woodard, Donald Glover si Simba dhe James Earl Jones, i cili  që  në vitin 1994 ka  dubluar  Mufasa.

“Mbreti Luan” është një  nga  filmat  vizatimorë  më  të  mirë  të  kompanisë  Disney. 

Kolona zanore e këtij filmit të animuar “Circle of Life” fitoi rreth 968 milionë dollarë,  në  box office dhe u  vendos  në shumë shfaqe të Broadway.

/Klan Plus