Beyonce prezanton koleksionin e ri “Icy Park”



Beyonce prezanton koleksionin e ri “Icy Park”

23:35 18/02/2021

Në sfilatë përfshihet edhe vajza Blue Ivy

Për yjet e muzikës dhe kinematografisë botërore është bërë e zakonshme që të kenë edhe një linjë veshjesh të markës së tyre personale. Nga ky trend nuk ka bërë përjashtim as këngëtarja e famshme Beyonce.

Përmes këtij videomontazhi, ylli i muzikës “R&B” ka shfaqur variacionet e veshjeve, kryesisht sportive.

Koleksioni quhet Icy Park dhe përmban veshje për femra meshkuj dhe për fëmijë. E veçanta e këtij koleksioni është se në sfilatë është përfshirë edhe vajza 9-vjeçare e Beyonce, Blue Ivy, e cila prezanton veshjet për fëmijë. Kjo është hera e parë që ajo e përfshin të bijën në projektet e saj të modës.

Në ekspozimin e veshjeve janë përfshirë edhe figura të tjera të famshme të showbiz-it, si Hejlli Biber dhe Guçi Mejn.

Tv Klan







Të ngjashme