Beyonce ka ndarë me publikun fotografinë e saj të parë me binjakët e saj që tashmë kanë mbushur 1 muaj.

Këngëtarja amerikane pohoi gjithashtu se binjakët quhen Sir Carter dhe Rumi.

Faktikisht emrat u përfolën nga mediat para se Beyonce t’i sillte në jetë. Fotografia e Beyonce me binjakët e publikuar në Instagram mori 2 milionë pëlqime në një orë.

“Sir Carter dhe Rumi sot 1 muaj”, shkruajti Beyonce si dixhiturë të fotos. Beyonce dhe Jay-Z janë prindër edhe të një vajze 5-vjeçare.

/tvklan.al