Për një ikonë si Beyoncé vendet tabu nuk ekzistojnë. Pas realizimit të videoklipit “Apeshit” në muzeun e famshëm të Luvrit në Paris, diva amerikane kërkon të pushtojë një tjetër kryevepër botërore, Koloseun e Romës.

Ylli i muzikës ka nisur procedurat e lejes për realizimin e xhirimeve në parkun arkeologjik të Koloseut, por ende nuk ka marrë një dritë të gjelbër.

Propozimi është lënë në pritje pasi vendi konsiderohet si tepër delikat nga arkeologët, por Beyoncé dhe producenti njëherësh bashkëshorti i saj Jay Z, duken të vendosur të zbresin në arenën e gladiatorëve.

Kjo nuk është hera e parë që Beyoncé performon në Kolose. 36-vjeçarja ishte imazhi i një fushate publicitare së bashku me Pink dhe Britney Spears, e realizuar pikërisht në kryeveprën romake.

Tv Klan