Muzeu i Luvrit në Paris përmban disa nga koleksionet më të njohura të artit të të gjithë botës. Me një historik të lashtë sa dhe vetë Parisi, ai është një nga vendet më të famshme, ku vizitorët janë të shumtë.

Megjithatë duket se është dashur realizimi i një videoklipi në muze nga një këngëtare, që ai të kishte promovimin e duhur. Këngëtarja Beyonce dhe bashkëshorti i saj Jay-Z kanë qënë një ogur i mirë për muzeun, pasi në vitin 2018 ai ka pasur më shumë se 10 milion turistë.

Kënga “Cartier” e Beyonces, në klipin e së cilës shfaqet piktura e Mona Lisës dhe vepra të tjera me famë botërore, kanë qënë shkak që Luvri të kishte kaq shumë vizitorë. Kjo konfirmohet nga drejtuesit e muzeut.

Pjesa më e madhe e turistëve sipas tyre kanë qenë kryesisht nga vendet evropiane, Shtetet e Bashkuara, Kina, dhe Brazili.

Klan Plus